Mickoski nuk jep dorëheqje: Të gjithë e dinë, Qeveria nuk ka faj

nga Xh M

Shkup, 16 mars – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka bërë të ditur se nuk do të japë dorëheqje, pasi siç tha, “të gjithë e dinë se Qeveria nuk ka faj”.

“Është i nevojshëm demonstrim i përgjegjësisë morale. Shumica e di se Qeveria nuk ka faj në këtë punë”, tha Mickoski.

Në paraqitjen para mediave për tragjedinë në Koçan, Mickoski tha se nuk do të lejojë të fitojë sistemi i korruptuar.

“Mua nuk më duhet pushtet me çdo çmim. Unë këtu jam për të demonstruar shembull personal. Atëherë, do të lejojmë që të fitojë sistemi i korruptuar? Sigurisht se jo”, tha Mickoski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More