Mickoski: Nuk ka alternativë për anëtarësimin në BE

Shkup, 29 korrik – Çdo nismë rajonale është e mirëseardhur, por kjo nuk guxon të jetë alternativë për anëtarësimin e plotfuqishëm të vendit në Bashkimin Evropian, theksoi sot në konferencë shtypi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

 

“Maqedonia duhet menjëherë këtë vit, t’i fillojë negociatat me BE-në, pasi këtë e meritojmë për më shumë se dhjetë vite, me kritere të përmbushura, por për fat të keq për shkak të pengesave të ndryshme artificiale ne deri në këtë moment nuk i kemi nisur negociatat”, deklaroi Mickoski.

Ai, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve rreth iniciativës “Ballkani i Hapur”, theksoi se nuk ka alternativë për BE-në.

“Ne duhet menjëherë t’i fillojmë si shtet negociatat dhe këtë duhet ta realizojë Bashkimi Evropian që këtë vit. një mundësi tjetër e radhës është samiti që do të mbahet në muajin dhjetor. kështu që këtu do ta mbyllja përgjigjen time, alternativë për BE-në nuk ka”, theksoi Mickoski.

Related posts

Dhjetë mjekë nga spitali i Gostivar shkojnë për specializim, në vend të tyre do të pranohet mjekë të rinj

D V

Ganiu inspekton punimet në stadiumin e FC Shkupit

Z H

Kurban Bajrami – ditë jo pune për qytetarët e besimit islam

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More