Mickoski: Partnerët ndërkombëtar janë të shqetësuar se Ahmeti dhe BDI janë faktor jostabiliteti në vend

nga D V

Shkup, 12 nëntor – Kryeministri, Hristijan Mickoski sot në një konferencë për shtyp liderin e BDI-së, Ali Ahmeti e ka quajtur si faktor destabilizues në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Jemi mësuar që deklaratat e tilla të Ali Ahmetit të jenë faktor destabiliteti dhe të thërrasë për trazira dhe destabilitet me retorikë luftarake. Unë nuk mendoj se ai mund të shkaktojë atë që thotë. Shqiptarët dhe të gjithë qytetarët në vend janë të vetëdijshëm për gjithçka që ai dhe ata pak njerëz rreth tij kanë bërë personalisht në 20 vitet e fundit sa ishin në pushtet, thotë kryeministri Hristijan Mickoski për mesazhet e djeshme të kryetarit të BDI-së në një tubim partiak në Shuto Orizare të Shkupit.

Mickoski supozon se mesazhi i liderit të BDI-së u referohet, siç thotë ai, të njëjtëve gjyqtarë kushtetues që nga Reçica e Vogël dhe “Bihaqka” janë emëruar në Gjykatën Kushtetuese.

“Ligji për përdorimin e gjuhëve është në Gjykatën Kushtetuese dhe aty do të shihni njerëzit që kanë dalë nga fletoret e tyre. Tani kërkohet një strukturë transmetimi për të përcjellë mesazhin, por nuk mendoj se është ndonjë gjë serioze. Unë jam i shqetësuar se ai vazhdon të jetë një faktor paqëndrueshmërie. Edhe partnerët ndërkombëtarë janë të shqetësuar se BDI dhe Ahmeti janë gjithnjë e më shumë faktor jostabiliteti”, tha Kryeministri në konferencën e sotme për media.

Ahmeti mbrëmë i ka dërguar mesazh qeverisë aktuale se “nëse preket gjuha shqipe të gjithë shqiptarët do të jenë në këmbë”.

Së fundi, lideri i BDI-së, përmes letrave dërguar “liderëve të lartë ndërkombëtarë”, kërkoi nga ata që të ndërmarrin veprime të përbashkëta për të mbrojtur të arriturat e Marrëveshjes së Ohrit dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More