Shkup, 13 gusht – “Duhet të jemi realist dhe hapur të thuhet se nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë në atë kohë nuk e ka lumturuar dhe kënaqur asnjë palë, por duhet pranuar se ishte Marrëveshja Kornizë ajo që solli paqen në vend”, tha sot kryeministri i RMV-së Hristijan Mickoski, në seancën e qeverisë me rastin e 23 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001.
Mickoski tha se marrëdhëniet ndëretnike janë shtylla e shoqërisë në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Fakti që jemi të ndryshëm për nga etnia dhe feja nuk na bën të ndryshëm për nga prioritetet dhe nevojat. Ne kemi të njëjtat probleme të përbashkëta dhe prandaj duhet t’i zgjidhim ato probleme së bashku. Jo të gjithë kontribuojnë njëlloj në këtë proces, por pyetja thelbësore është se cilat janë motivet? Abuzohen me temat etnike dhe në emër të saj ndërtohen karriera. Për disa parti politike Marrëveshja Kornizë është më e mira vetëm kur janë në pushtet, por kur janë në opozitë, menjëherë dalin me kritika, duke harruar se sa i shtrenjtë është çmimi i asaj marrëveshjeje”.