Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Mickoski për vaksinimet në Serbi: Turp, kjo nuk do të harrohet

Shkup, 27 mars – Kreu i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski përmes një shkrimi në Facbook ka reagur për vaksinimin e shtetasve të Maqedonisë së Veriut në Serbi. Mickoski akuzon Qeverinë për paaftësi në sigurimin e vaksinave.

“Sot, kolonat e automjeteve për në Serbinë fqinje tregojnë më së miri mjerimin dhe paaftësinë e qeverisë dhe të Zoran Zaevit. Kjo gjithashtu tregon se sa njerëzit u besojnë autoriteteve që njoftuan për arritjen e vaksinave për nesër. Shteti ekziston për t’i shërbyer qytetarëve, vetëm në vendin tonë shteti ekziston për t’u vjedhur nga qeveria. Maqedonia po jeton vite më më të kqija sesa vitet e nëntëdhjetë, ne kemi arritur në pikën ku njerëzit menaxhojnë vetë situatën dhe luftojnë për jetën e tyre, ndërsa Qeveria nuk e bën asgjë për këtë. Mesazh për qeverinë: shikoni njerëzit tuaj, shikoni kolonat e automjeteve, ky është turpi juaj. Kjo nuk do të harrohet, do të ketë përgjegjësi”, ka shkruar Mickoski në Facebook.

Postime të ngjashme

Arafat Shabani: Nuk mund të detyrojmë mësimdhënësit të vaksinohen

Zekirija Haxhiu

Covid/ 5 të infektuar dhe 1 viktimë

Zekirija Haxhiu

Zaev: Nuk lejojmë në tryezë të vendoset identiteti dhe gjuha maqedonase

Zekirija Haxhiu

Himni i Maqedonisë V. më tepër monoetnik se sa multietnik, çfarë duhet ndryshuar?

Zekirija Haxhiu

Vullnet Ameti takohet me akademikun Marenglen Verli nga Shqipëria

Zekirija Haxhiu

Alternativa-ASH: Edhe një dështim tjetër në procesin integrues

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...