Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Mickoski: Personalisht Borisov më ka treguar se Zaevi i ka premtuar realizimin e gjitha kërkesave bullgare

Shkup, 10 dhjetor – Zhurnal.mk – Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në një intervistë për Tv24, ka thënë se personalisht kryeministri bullgar Bojko Borisov ka pranuar se Zoran Zaev duke qenë në opozitë i ka premtuar atij se do t’i realizojë të gjitha kërkesat bullgare vetëm që të bëhet kryeministër, informon Zhurnal.

Ai thotë se nuk është i sigurtë në këtë informatë por vetëm i përcjellë fjalët e Borisovit.

“Më pyetët për Borisovin, ai mua më ka thënë personalisht se kjo sot që e kërkojnë është premtuar nga Zoran Zaev. Unë nuk kam qenë prezent në atë takim, por mund ta konfirmoj besueshmërinë e këtij informacioni, ditancohem, por unë vet e kam dëgjuar këtë nga ai. Kur ka qenë në opozitë dhe kur ka qenë kryetar komune, Zaev ka qenë te ai dhe ka premtuar vetëm sa të bëhet kryeministër do t’i realizojë gjitha kërkesat” thotë Mickoski.

Mickoski thotë se në politikë asgjë nuk është e rastësishme.

Sipas Mickoskit, politikat e Zoran Zaev janë tradhëtare dhe në kundërshtim me interesat maqedonase.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Komuna e Çairit dhe Sarajit nderuan misionarët e diferencuar politik

R Zh

ASH-AA: Politika të largojë duart nga arsimi

R Zh

ANKETA/VMRO prinë para LSDM, dallimi mes BDI dhe ASH vetëm 1 përqind

T E

Maqedonia e Veriut më e korruptuar në Ballkan dhe jo vetëm

T E

Gostivari mobilizohet për të ndihmuar Noarin 3 vjeçar

T E

Talat Xhaferi uron 7 Marsin

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...