Mickoski: Populli është gjithnjë e më i varfër, jeton me 150 denarë në ditë

Shkup, 11 tetor – Në këto zgjedhje vendoset për të ardhmen. Për këtë duhet dalje masovike. Nëse ka dalje masive, pushteti është i pafuqishëm dhe nuk mund të blejë aq vota, ka thënë lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në tubimin parazgjedhor në Krivogashtani.

Ka paralajmëruar se do të ketë përgjegjësi për gjithë ata që kanë bërë krim dhe ka premtuar më shumë se 200 milionë euro në vit për bujqit. Ka theksuar se populli është gjithnjë e më i varfër dhe se gjysmë milionë qytetarë jetojnë me 150 denarë në ditë.

“Pse kjo qeveri nuk gjeti mundësi të realizojë atë që premtoi për prodhuesit e duhanit dhe sot përsëri gënjen. Kjo po ndodhë tani, ndërsa pas 17 tetorit pason realitet i ri politik dhe qeveri e VMRO-DPMNE-së se si duhet punuar. Për bujqit obligohemi se më shumë se 200 milionë euro në vit qeveria e ardhshme do t’i destinojë për bujqit”, ka thënë Mickoski.

Kandidati për kryetar të komunës, Aleksandar Bogdanoski ka premtuar rindërtim të infrastrukturës në të gjitha vendet e populluara, ujësjellës cilësor dhe më shumë parqe dhe gjelbërime.

Related posts

Maqedonia e Veriut do të organizojë për herë të dytë “Ditën e Investimit” në Bursë

N E

KSHZ: Shilegovi udhëheq para Arsovskës në Shkup

D V

Për shkak të rikonstruimit të rrjetit të shpërndarjes, Resnja dhe Prespa nesër 10 orë pa energji elektrike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More