Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Mickoski propozon që të sëmurët kronikë të lirohen nga puna për shkak ndotjes dhe pandemisë

Zhurnal Ads

Shkup, 27 tetor, zhurnal.mk – Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, ka bërë thirrje që personat me sëmundje kronike të lirohen nga puna, për shkak të siç thotë, ndotjes së lartë të ajrit dhe pandemisë.

Ai kërkon nga Qeveria, Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, të marrin këtë vendim dhe t’i lirojnë nga puna të sëmurët kronikë.

“Për shkak të ndotjes së lartë të ajrit, paralelisht me pandeminë COVID, apeloj tek Qeveria, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe Komisioni politik për Sëmundje Infektive, të sëmurët kronikë të lirohen nga puna. Sidomos ato me sëmundje në mushkëri të bardha. Numri i të vdekurve në baza ditore tregon sa alarmante është gjendja, ndërsa rreth 80 përqind e të vdekurve, sipas pohimeve të institucioneve kanë pasur sëmundje kronike. Të vdekurit nuk janë vetëm numër, ata janë njerëz, fate, familje. Të shpëtojmë jetë, e kemi këtë mundësi”, ka shkruar Mickoski.

Ndryshe, sot pritet që Kuvendi të miratojë ndryshimet ligjore në Ligjin për mbrojtjen e popullsisë, me çka mbajtja e maskës do të bëhet e obligueshme në ambiente të hapura.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

KSHZ: Deri në ora 09:00 jehona e votuesve në Shtip është 2.94 për qind, në Pllasnicë 7.37

T E

LAJMI I FUNDIT/Alarm për bombë në afërsi të “Fakultetit të Makinerisë”, ndërpritet qarkullimi rrugor

T E

Nga 1 janari pastrim në gjyqësor, për kthim të besimit në shtetin juridik

Z H

Zaev uron Bidenin: Ardhmëria para nesh, e ndritshme

T E

Protestë e punëtorëve nga “Eurokompozit” i Prilepit, kërkojnë paratë për kontributet për të cilat kanë zgjidhje ligjore

E.E.

Mariçiç i dërgoi letër eurodeputetit, Franz Romeo

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...