Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Mickoski propozon testim mujor falas për punonjësit shëndetësor të cilët janë në rrezik më të madh nga Kovid-19

Shkup, 30 tetor, zhurnal.mk – Kreu i VMRO-së, Hristijan Mickoski përmes një postimi në Facebook ka shkruar se gjatë kohës së pandemisë duhet punjonësve shëndetësor tu mundësohet testim falas.

“Në kohën e pandemisë Kovid, për të mbrojtur ata që kujdesen për shëndetin tonë dhe për të shpëtuar jetë, propozoj Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë të sigurojnë dhe organizojnë testime falas një herë në muaj për të gjithë punonjësit shëndetësorë në nevojë dhe atje ku ka rrezik më të madh të sëmundjes”, thotë kreu i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

Për shkak profesionit specifik të tyre, thotë Mickoski, ata janë të detyruar të paguajnë për testime disa herë në muaj, sepse nuk ka data testimi përmes mjekut amë, sistemi nuk e lejon atë ose afati i parë i lirë është shumë vonë.

“Të mbrojë punonjësit shëndetësorë, familjet e tyre dhe kështu të mbrojmë pacientët që kanë nevojë për kujdes shëndetësor”, ka shkruar ai.

Postime të ngjashme

Anketa/59.2 përqind e qytetarëve besojnë se shteti nuk ka kapacitet për të kryer regjistrim të drejtë dhe objektiv

T E

Sela: Shumica e atyre pa shtetësi janë shqiptar

B M

2674 qytetarë presin për të marrë shtetësi, Bushi pohon se Ligji duhet të ndryshohet

T E

Shekerinska: Nëse Karakaçanov dëshiron të jetë maqedonas, le të urdhërojë

T E

Filipçe: Lloji britanik është me formë më të lehtë të sëmundjes, përhapet më shpejt, nuk ka vend për panik

T E

Kuvendi miratoi Ligjin e ri me ndryshime për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...