Agjencia Zhurnal.mk

Mickoski refuzoi ftesën e Zaevit për takim liderësh

Shkup, 19 janar – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski refuzon ftesën e oponentit tij politik, Zoran Zaev për takim liderësh me qëllim arritjen e një konsensusi mbi Ligjin për Prokurorinë Publike. Mickoski pohon se çështja i është besuar grupeve të punës dhe derisa rezultatet e para për kompromis nuk burojnë nga ekipet e ekspertëve, nuk ka logjikë për takim mes tij dhe Zaevit. Tekstin e propozuar në Kuvend, lideri i opozitës e vlerëson si amnisti ndaj LSDM-së për krimet e bëra.

Ky tekst që është propozuar tani, praktikisht ka për qëllim mbrojtjen e strukturave kriminale të LSDM-së e cila pas 12 prillit do të jetë opozitë. Nëse duhet takohemi sa për sy e faqe, unë nuk e kam për qëllim t’ia humb kohën Zaevit dhe as qytetarëve. Për këtë çështje janë grupet e punës të cilat takohen javën që vjen dhe nëse i afrojnë qëndrimet, atëherë mund të flasim për diçka konkrete si takim liderësh- tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Lideri socialdemokrat edhe njëherë ftoi Mickoskin në takim. Që Kuvendi të ketë kohën e mjaftueshme për të miratuar propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike, Zaev pretendon që takimi të mbahet javën që vjen.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...