Shkup, 8 janar – Zhurnal.mk – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një intervistë për netpress, thotë se pushteti në mënyrë krejtësisht jo transparente po e udhëheqë procesin e regjistrimit, dhe për këtë shkak ato nuk duan të jetë një operacion statistikor por thjeshtë politike, informon Zhurnal.
Sipas Mickoskit, të gjithë ato që do të akreditohen për të regjistruar, do të jenë pjesëtarë të LSDM-së dhe BDI-së.
“Ja do të keni mundësi të shihni cilët do të jenë të akredituarit për të regjistruar, pjesa më e madhe e tyre mos të them të gjithë, do të jenë pjesë e strukturave të LSDM-së dhe BDI-së. Do ta shihni. Pse? Sepse kjo do të paguhet 300, 400 euro për person, kjo është një bazë e mirë që nesër në zgjedhjet lokale të hartohet tereni ku mund të kalohet me paketa, është mundësi e mirë që në zgjedhje të lëshohen njerëzit partiak të bëjnë presion mbi njerëzit dhe të tregtojnë me votat e tyre”, potencon Mickoski.
Sipas tij, regjistrimi mund të bëhet vetëm një vit më vonë dhe e njejta të realizohet sipas Kombeve të Bashkuara, siç e kanë bërë shtete si Gjermania, Irlanda, Bullgaria e Serbia.//Zhurnal.mk