Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Mickoski: Shteti historikisht është renditur më keq sipas indeksit të korrupsionit

Shkup, 28 janar – Kryetari i opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski vlerësoi se renditja e sgtetit në vendin e 111-të sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit të Transparensi interneshnl për vitin 2020 është më e keqja në histori.

“Kur i quajta mafi, shumë njerëz më thanë pse përdori fjalë kaq të forta. Sipas Transparensi interneshnl, për sa i përket shkallës së korrupsionit, është në vendin e 111-të më së keqi në histori. Një rënie prej 5 vendeve krahasuar me vitin e kaluar dhe asnjëherë më keq në periudhën e Maqedonisë së pavarur. Ata nuk janë vetëm mafi, këta njerëz mund t’i ketë zili edhe mafia. Më mirë se ne janë Kosova, Shqipëria, Tanzania, Burkina Faso, Kolumbia, Bregu i Fildishtë, Gambia, ndërsa së bashku jemi me Panamanë dhe Mongolinë. Rënie e gjithsej 45 vendeve në 5 vjet. Pas një rezultati të tillë, dorëheqja e Ministrit të Drejtësisë nuk është e mjaftueshme, ose Ministrit statist për luftën kundër korrupsionit, është e nevojshme që e gjithë Qeveria të largohet, menjëherë, qëndron ndër të tjera në profilin në Fejsbuk  të Mickoskit. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Aleanca për Shqiptarët: Fton Qeverinë të jenë më të përgjegjshëm në parandalimin e rreziqeve nga zjarret

D V

Mickoski niset drejt Koçanit

D V

Bullgaria do të dërgojë ndihmë për shuarjen e zjarreve në Maqedoni

D V

Zaevi: Unë dhe disa ministra jemi nisur drejt Koçanit

D V

Në territorin e Qytetit të Shkupit intervenime për 16 zjarre, të gjithë janë lokalizuar

D V

Po evakuohen personat e palëvizshëm dhe prona pas zjarrit në lokalitetin Pasjak në rajonin e Pehçevës-Dellçevës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...