Maqedoni

Mickoski: Sot shënohet 29 vjetori i pavarësisë, 29 vjet tundime, ngritje dhe ulje

Zhurnal Ads

Shkup, 8 shtator – Zhurnal.mk – Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski sot ka uruar ditën e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, informon Zhurnal.

Ai shprehet se gjatë këtyre 29 viteve sa ekziston shteti i Maqedonisë së pavarur, ka patur tundime, ngritje dhe ulje të shpeshta. Sipas tij, VMRO-DPMNE ka patur rolin aktiv në ndërtimin e shtetit.

Mickoski thotë se ai brezë atëkohë kishte luftuar për shtet të pavarur, ndërsa ne sot si gjeneratë e justifikojmë luftën e tyre.

“Sot shënohen 29 vjet pavarësi, 29 vjet tundime, ngritje dhe ulje. Fillimet e pavarësisë janë të lidhura në mënyrë të pashmangshme me VMRO-DPMNE-në dhe rolin aktiv të cilin e ka pasur partia në ndërtimin e shtetit, Republikës së Maqedonisë.

Ai brez unanimisht luftoi për shtet të pavarur, me institucionet e veta, me elan të madh për jetë më të mirë. Ndërsa sot çështja kryesore është nëse ne si gjeneratë e justifikojmë luftën e tyre. Përgjigjja në masë të madhe është JO.

Për këtë na duhen ndryshime në drejtim të së mirës, ndërsa për këtë duhet punë dhe angazhim të secilit prej nesh dhe të kuptojmë se secili është krijues i fatit dhe lumturisë së vet. Nga ne varet gjithçka.

Për këtë duhet së bashku të luftojmë, të mos kemi qeveri të pasur dhe popull të varfër, qeveri e cila ka komoditet dhe popull i cili jeton me veresi.

Të besojmë në vetvete, të besojmë në Maqedoni.

Gëzuar festën atdhe, të kemi një Maqedoni evropiane.

Të luftojmë për një lumturi të përbashkët”, ka shkruar Mickoski./Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Sot pasdite mblidhet Shtabi Kryesor për Menaxhim me Kriza

T E

Dimitrov dhe Osmani në Berlin do të takohen me Zaharievën, me ftesë të Maas dhe Roth

T E

Të mos kesh asnjë të drejtë në vend, qindra qytetarë pa shtetësi, Spasovski: Punohet për ndryshime ligjore

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...