Agjencia Zhurnal.mk

Mickoski takohet me Donald Tusk, në fokus integrimi europian dhe bashkëpunimi me partitë e PPE-së

Shkup, 20 nëntor – Zhurnal.mk – Para fillimit të Samitit të Partisë Popullore Europiane, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hrisitjan Mickoski ka realizuar takim me kryetarin e Komisionit Europian, Donald Tusk, informon Zhurnal.

Në takim Mickoski ka shprehur brengosjen e tij për gjendjen në vendin tonë, mungesën e drejtësisë, sistemin gjyqësor të korruptuar, si dhe varfërinë. Mickoski ka kërkuar mbështetje në rrugën euroatlantike.

Siç na njofton Mickoski, Tusk ka shprehur gatishmëri të ndihmojë në rrugën drejt Unionit Evropian dhe ndërtimin e partneritetit dhe bashkëpunimit me VMRO-DPMNE-në si anëtare e PPE-së.

Mickoski shprehet se Qeveria e re e udhëhequr siç thotë nga VMRO-DPMNE, do të shfrytëzojë të gjitha potencialet dhe miqësitë për të zhbllokuar rrugën europiane dhe të zbatohen reformat të cilat do të sjellin standarde, jetë më të mirë dhe rindërtim e cila u nevojitet qytetarëve./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...