Mickoski takon Erdogan: Nënshkruhet Deklarata e Përbashkët Politike për thellimin e bashkëpunimit në mes dy qeverive

nga D V

Shkup, 28 shkurt – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot në Stamboll ka realizuar takim me presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan.

Mickoski përmes profilit të tij në Facebook shkruan se në takim për thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve.

“Sot u takova me Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ku rikonfirmuam angazhimin tonë të përbashkët për forcimin e partneritetit strategjik midis dy vendeve. Në këtë drejtim do të nënshkruhet Deklarata e Përbashkët Politike për themelimin e Këshillit të nivelit të lartë për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.

Ky Këshill do të përfaqësojë një mekanizëm të rëndësishëm për thellimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë në nivel dypalësh, rajonal dhe global”, shkruan Mickoski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More