Mickoski takon Saracin

nga Xh M

Shkup, 28 maj – Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski së bashku me nënkryetarin Timço Mucunski dhe deputetët e anëtarët e KE-së Marija Miteva dhe Antonio Milloshovski realizuan takim me përfaqësuesin special të Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin.

“Në frymën e bashkëpunimit të shkëlqyer ishte edhe ky takim në të cilin u theksua vlera për proceset reformuese si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë dhe Gjermanisë”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Mickoski, siç informojnë, në takim ka theksuar se përbërja e re parlamentare dhe qeveria e ardhshme do të jenë fuqishëm të përkushtuar në reforma dhe transformim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More