Maqedoni

Mickoski: Të mërkurën protesta kundër padrejtësisë, revanshizmit dhe dhunës së Zaevit

Zhurnal Ads

Shkup, 22 shtator, zhurnal.mk – Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar protesta për të mërkurën (23 shtator).

Ai ju bënë thirrje qytetarëve që nesër në ora 18:30 të protestojnë kundër siç thotë, padrejtësisë, revanshizmit dhe dhunës së Zaevit.

“Kaluan disa ditë, a ka të dyshuar për hekurat në kokë ndaj kritikuesit të pushtetit? Kaluan katër vjet, kjo qeveri e njëjtë, e vjetër dhe e harxhuar, a bënë luftë të vërtetë kundër krimit dhe korrupsionit ose është bërë mafia?”, ka shkruar Mickoski në Facebook, i cili përmend edhe dyshime të tjera ndaj Qeverisë së Zoran Zaevit.

Ndryshe, ai dje deklaroi se ka ofruar kongres të jashtëzakonshëm në të cilin do të kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të partisë, por tha se i njëjti kongres është refuzuar nga anëtarët e partisë.

Postime të ngjashme

Bytyqi me ambasadorin Angellov: Qeveria ka për qëllim përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik në rajon

Z H

Vazhdon debati i Kuvendit për Propozim-Buxhetin për vitin 2021

Z H

Editorial: A do të vazhdojnë dënimet edhe për funskionarë të tjerë!

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...