Mickoski: T’u gëzohemi projekteve që do të nënkuptojnë zgjidhje për njeriun e rëndomtë

Veles, 9 tetor – T’u gëzohemi projekteve që do të nënkuptojnë zgjidhje për njeriun e rëndomtë, rrugë të reja, shkolla, salla sporti, kanalizime, ujësjellës, më shumë siguri ekonomike për të gjithë, ka theksuar lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në tubimin e sontëm në Veles ku është prezantuar kandidati për kryetar komune, Marko Kolev.

Ai ka ftuar banorët e Velesit të dalin masivisht në votime më 17 tetor dhe të japin votën e tyre për ndryshime dhe të ardhme prosperuese.

“Një vendim mund ta na ndryshojë jetën. Prandaj ju jeni forca e cila mund ta bëjë këtë. Ne të gjithë bashkë mund ta ndryshojmë realitetin e vështirë”, ka thënë Mickoski.

Kandidati për kryetar të Velesit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Marko Kolev ka thënë se do të realizojë 213 projekte ku premtoi qendër të re hulumtuese zhvillimore, garazhe nëntokësore, zonë të re industriale, tre komplekse sporti, rikonstruim të rrugës deri te Liqeni “Mlladost”, Plan të ri urbanistik dhe rregullim të kejit të Vardarit.

“Në programin që bashkë e kemi përpiluar, ofroj projekte njëherësh edhe zgjidhje për problemet që tangojnë qytetarë tanë. Nuk premtoj asgjë që nuk mund ta realizojë, ndërsa do të realizojë më shumë se ç‘kam premtuar”, ka thënë Kolevi.

Ka shtuar se programi zgjedhor për Velesin është përpiluar pas bisedimeve gjashtëmujore me qytetarët dhe vizitave të më shumë se 3000 familjeve. Nga 213 projekte siç ka theksuar, 126 janë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe komunale.

Related posts

Sermine Purrini: Ne jemi nëna dhe rrisim fëmijë, duam që fëmijët tonë të kenë ardhmëri më të mirë

D V

Ilire Dauti: Në konventën e pamë Argjentin duke qarë, por më thuani kush mbeti pa qarë këto 20 vite?!

Redaksia

Deputetja Ilire Dauti nxjerr dëshmitë për shkollën: kryetari Sejdiu të kërkojë falje publike (Dokument)

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More