Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Mickoski u takua me ministrin hungarez të Punëve të Jashtme, Sijatro

Shkup, 12 maj – Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, së bashku me nënkryetarët e partive Aleksandar Nikolloski dhe Vlado Misajlovski, u takuan me ministrin hungarez të Punëve të Jashtme, Peter Sijarto.

Gjatë takimit, siç u kumtuan nga partia, kryetari i VMRO-DPMNE-së shprehu mirënjohje të madhe për ndihmën që Hungaria i dha vendit gjatë krizës me pandeminë, por edhe mbështetjen që vendi i tij vazhdimisht i jep integrimit tonë evropian. Ai gjithashtu falënderoi për dhurimin e vaksinave kundër Kovid-19.

Në takim u afirmua nevoja nga fillimi I afërt I negociatave pa kushte të vendit dhe Bashkimit Evropian.

“Mickoski theksoi se vendi, për fat të keq, për shkak të situatës në të cilën ndodhet, çdo muaj pëson pengesa në të gjitha fushat, veçanërisht në fushat e luftës kundër krimit, sundimit të ligjit, ekonomisë dhe pothuajse të gjitha aspekteve të jetës. Fillimi i procesit do të garantonte se nuk do të ketë skandale të tilla si shtypja e 214 pasaportave zyrtare të kriminelëve botërorë, keqpërdorimi i fondeve evropiane, tenderët kriminalë ose prokurimet publike në të cilat strukturat më të larta të qeverisë në baza ditore janë të lidhura me skandale kriminale dhe skandale korrupsioni”., theksojnë nga partia. 

Postime të ngjashme

Pa marrëveshje me Sofjen, Shkupi nuk mund të shpresoj çelje të negociatave me BE

Bekim Laçi

Konferencë rajonale “Mbrojtja nga tregtia me fëmijë dhe eksploatimi i tyre në Ballkanin Perëndimor”

Zekirija Haxhiu

Sot mbahet mbledhja e Këshillit të BE-së, shanset për Maqedoninë janë shumë të vogla

Zekirija Haxhiu

Qeveria do të marrë vendim për taksën ekologjike dhe TVSH më të vogël për energjinë

Zekirija Haxhiu

11 qytete pa raste aktive me Covid, situata e qëndrueshme

Zekirija Haxhiu

Konferencë “Arsimi i lartë dhe biznesi – sfida dhe prioritete të përbashkëta”

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...