Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Mickoski uron Fitër Bajramin: Me mirëkuptim, bashkëpunim dhe tolerancë mund t’i tejkalojmë të gjitha pengesat

Shkup, 13 maj – Le të kalojnë momentet festive në paqe dhe gëzim, me dëshirat më të sinqerta për shëndet të mirë dhe prosperitet të secilit nga ju dhe familjet tuaja, shkruan kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në urimin e dërguar deri te të gjithë qytetarët e besimit mysliman me rastin e Fitër Bajramit.

“Këtë kohë të sfidave, varfërisë dhe problemeve të përbashkëta mund ta tejkalojmë nëse jemi të bashkuar dhe nëse tregojmë se me mirëkuptim, bashkëpunim dhe tolerancë mund t’i tejkalojmë  të gjitha pengesat njejtë sikur nëpër shekuj  prapa e kemi bërë. Maqedoninë ta ndërtojmë gurë më gurë, tullë për tullë, si shtëpinë tonë  dhe ta mbrojmë nga dështimi  drejt së cilës e çon pushteti aktual. Të gjithë ne kemi përgjegjësi të kujdesemi për çdo njeri në atë shtëpi të ketë prosperitet dhe perspektivë. Ta ndërtojmë atë perspektivë këtu, të sigurojmë prosperitet për ne dhe për brezat tanë këtu. Të jemi solidarë njëri me tjetrin, por edhe të përkushtuar ndaj suksesit, sepse suksesi i secilit është parakusht për sukses të Maqedonisë. Urime festën, Fitër Bajramin”, citohet në urimin e Mickovsit.

Postime të ngjashme

Maqedoni, gjobiten 220 motoçiklistë dhe 89 shoferë për vozitje në gjendje të dehur

Dafina Vidishiqi

Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

Ja kur pritet heqja e orës policore në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

Filloi rikonstruimi i rrugës 116 në Tetovë

Dafina Vidishiqi

Agjencia e Sigurisë Kombëtare do të marrë 3 milion euro me rishikimin e buxhetit

Dafina Vidishiqi

Asnjë i vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...