Mickoski uron Trumpin: Maqedonia mbetet e përkushtuar në ndërtimin e lidhjeve edhe më të forta me SHBA-në

nga D V

Shkup, 6 nëntor – Kryeministri i RMV-së Hristijan Mickoski përmes një shkrimi në Facebook i ka uruar fitoren Donald Trump në zgjedhjet amerikane. Mickoski ka shkruar se uron presidentin Trump dhe gjithë popullin amerikan, në emër të tij dhe të popullit në Maqedoninë e Veriut.

“Kjo fitore është një konfirmim i besimit të thellë të popullit amerikan në parimet e lirisë dhe demokracisë. Ne shpresojmë që të thellojmë më tej partneritetin dhe bashkëpunimin tonë të fortë, veçanërisht në fushat e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe reformës demokratike”.

“Maqedonia mbetet e përkushtuar në ndërtimin e lidhjeve edhe më të forta me SHBA-në, si aleat dhe mik strategjik, që do të vazhdojë të forcojë stabilitetin dhe përparimin e të gjithë rajonit”, ka shkruar mes tjerash Mickoski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More