Agjencia Zhurnal.mk

Mickoski: Vlerat tradicionale na bashkojnë si popull dhe shoqëri dhe na e hapin rrugën për shtet prosperues

Shkup, 6 janar – Zhurnal.mk – Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski me rastin e festës së Buzmit në emër të tij dhe të partisë, ka dërguar urim deri te kreu i Kishës ortodokse të Maqedonisë- Kryepeshkopatës së Ohrit, z.z Stefan.

“Në këtë ditë të madhe, dëshiroj t’ju uroj paqe dhe prosperitet në familjet tuaja që do t’ju përcjellin gjatë gjithë vitit, Ju uroj shumë lumturi, shëndet, qetësi dhe dashuri për ju dhe të afërmit tuaj. Maqedonia krahëhapur përqafoi Krishterimin, që është gurthemeli i civilizimit perëndimor. Mësimi i Krishtit le të jetë një yll -udhëzim për secilin prej nesh, veprat e tij, sakrificën, mençurinë, dashurinë dhe të shërbejnë si shembull. Vlerat tradicionale janë ato që na bashkojnë si popull, si shoqëri dhe janë vlera që hapin rrugën për një Republikë të prosperuar dhe të suksesshme të Maqedonisë”, thuhet në mesazhin e Mickoskit.

Krishterimi, shton ai mes tjerash, na mëson në shpresë, shpresë për një të nesërme më të mirë që me përkushtim mund ta ndërtojmë së bashku për ne dhe brezat e ardhshëm.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...