Shkup, 25 dhjetor – Zhurnal.mk – Në gjykimin e sotëm në Gjykatën PEnale për dhunën e 27 prillit 2017, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se as komiteti eksekutiv e as ndonjë anëtar tjetër i VMRO-DPMNE-së nuk ka qenë pjesë e organizimit dhe vetorganizimit të popullit që ka ndodhur atë periudhë, raporton Zhurnal.
Ai, si dëshmitar i mbrojtjes duheshte të paraqitet edhe në seancën e fundit e ku nuk ishte prezent përshkak arsyeve personale.
Ai tha se populli është vet organizuar atë natë, por jo vetëm atë natë por edhe ditëve tjera.
Pas seancës, para mediave ai tha se edhe vet ka qenë pjesë e atyre protestave ku është protestuar kundër politikave të gabuara.
“Vlerësoj se kjo mënyrë e të drejtës demokratike e çdo qytetari në shtetin demokratik të shprehë revoltë kundër sjelljeve devijante politike të strukturave politike dhe partive politike, në atë rast ishte LSDM dhe ajo që ata atëkohë e paralajmëronin nëse formonin Qeverinë. Pjesë e atij populli që u vetorganizua isha edhe unë”, ka deklaruar Mickoski.
Ai thotë se është e qartë se bëhet fjalë për një proces të montuar politik, ku qëllimi i vetëm është të dëmtohet VMRO-DPMNE-ja dhe të kryhet terror politik mbi aktivitetet dhe anëtarët e partisë.//Zhuranl.mk