Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Mickoski: Zaevi me forcë shtyu në Kuvend votëbesimin e Qeverisë

Shkup, 3 mars – Nuk ka asnjë njeri që është i kënaqur nga kjo Qeveri dhe kjo është arsyeja pse të gjithë qytetarët janë të përzier kur shohin qortimin e sotëm të Zaevit në Kuvend. Unë do të them, jini të qetë. Më e mira për vendin tonë pritet së shpejti, shkroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në Fejsbukun e tij.

“Zaevi është një mafioz, kjo është pjesë e karakterit të tij. Fakti që ai shtyn në votëbesim Qeverinë, duke e kufizuar debatin publik nuk është fare shprehje e forcës së tij, por një provë e dobësisë së tij të madhe, por edhe mosbesimi në shumicën që ai lehtë do ta humbasë”, shkroi Mickoski.

Sipas tij, Zaevi po e përdor gjendjen e tij, sepse është në izolim për shkak të infeksionit me virusin kovid, por kjo, siç thotë ai, nuk e shpëton atë nga rënia e Qeverisë.

“Kështu do të blejë një ditë tjetër të jetës në Qeverinë e lidhur me aparatin e frymëmarrjes, por ashtu si infeksioni im me kovid, ato ditë do të kalojnë. Dhe atëherë përsëri do të ngrihet, çështja e besimit në Qeveri dhe të gjitha kërcënimet, shantazhet dhe presioni i tij aktual ndaj deputetëve do të bien në ujë, ndërsa të nesërmen Zaevi nuk do të jetë më kryeministër. Shihemi së shpejti!”, tha Mickoski.

Kuvendi këtë pasdite votoi në besim të Qeverisë, pasi kryeministri Zoran Zaev gojarisht e kërkoi atë nga deputetët.Për besimin e Qeverisë votuan 62 deputetë dhe asnjë nga të pranishmit nuk ishte kundër. Opozita nuk mori pjesë në votim.

Postime të ngjashme

Mickoski uron muslimanët me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit

B L

Spasovski – Kangler: Vazhdon bashkëpunimi i shkëlqyer me Slloveninë

Z H

Filipçe apel deputetëve të mbështesin çmimoren për trajtim antikovid në spitalet private

B L

Xhaferi uron besimtarët myslimanë me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Z H

Komiteti i Helsinkit: Ekzistojnë mundësi ligjore për marrjen e shtetësisë

B L

MSH: Në laboratore ka mjaftueshëm teste dhe reagense për Kovid19

B L

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...