Mickoski: Zgjedhjet lokale janë shansi i fundit për ndryshime dhe një të nesërme më të mirë

Strugë, 28 shtator – Këto janë zgjedhje në të cilat e kemi shansin e fundit për ndryshime dhe një të nesërme më të mirë. Së bashku të ndërtojmë pakte dhe aleanca për të ardhmen, të punojmë për të ardhmen dhe nga gjithçka që ishte gabim në të kaluarën të nxjerrim mësim dhe së bashku të korrigjohemi, theksoi sonte lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Në mitingun në Strugë në të cilin u promovua lista e këshilltarëve për zgjedhjet e ardhshme, Mickoski u bëri thirrje struganëve votën e tyre ta japin për Idri Istrefi, kandidat për kandidatin për kryetar të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativën, sepse siç tha, ai është njeti, që do ta bashkojë Strugën.

“Të gjithë së bashku do të tregojmë se nuk na posedojnë dhe kur është më vështirë jemi të bashkuar për t’i mposhtur dhe më pas ta ndërtojmë Strugën dhe Maqedoninë tonë nga fillimi”, tha Mickoski.

Duke u kthyer në qeverisjen e LSDM-së dhe BDI-së, vëri në dukje se e robëruan shtetin dhe e kufizuan zhvillimin e Strugës, gjithçka, sipas tij, për interesa personale dhe partiake. Duke theksuar se Struga është mjedis multietnik dhe se zhvendosja e të rinjve në mënyrë të barabartë i prek të gjitha nacionalitetet.

Pas mitingut në Strugë dhe prezantimin e listës së këshilltarëve, VMRO-DPMNE-ja, sonte do të mbajë miting edhe në Resnje.

Related posts

Gashi: Kësaj radhe të bashkuar si uragan shqiptar ta shenojmë fitoren e madhe të 17 tetorit

D V

Kompanitë e Danela Arsovska nuk paguanë energji elektrike, borxh prej 54,000 euro, dokumentet zbulojnë skandal të madh për kandidaten e Gruevskit

D V

Fadil Zendeli takim me banorët e Banjicës së Poshtme

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More