Mickoski: Zgjidhet blerja e orizit

nga D V

Shkup, 12 dhjetor – Kryeministri Hristijan Mickoski sot publikoi se është zgjidhur blerja e orizit. Është marrë vendim që në mënyrë shtesë të përkrahet blerja me nga 6.000 denarë për 1.000 kilogramë arpë të blerë të orizit, të dedikuar për transport, ndërsa prodhuesit e orizit do të marrin subvencione prej 18 mijë denarë për një hektar për vitin vijues 2024.

“Pas takimeve intensive, të cilat i kemi së bashku me ministrin e Bujqësisë, Ekonomisë së Ujërave dhe Pylltarisë, Cvetan Tripunovski, këtë periudhë është gjetur zgjidhje për blerjen e prodhuesve të orizit. Është marrë vendim që në mënyrë shtesë të përkrahet blerja e orizit me nga 6.000 denarë për 1.000 kilogramë arpë të blerë të orizit, të dedikuar për eksport. Shtuar kësaj, prodhuesit e orizit do të marrin subvencione prej 18 mijë denarë për një hektar për vitin vijues 2024”, ka shkruar Mickoski në Fejsbuk.

Sipas tij, kjo është përkrahje konkrete dhe e mirëseardhur për bujqit. Në këtë mënyrë, siç thotë, i zgjidhim problemet dhe luftojmë për një standard më të mirë për të gjithë!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More