Agjencia Zhurnal.mk

Mickovski: 640 milionë euro subvencione për bujqit dhe blerje të garantuar

Shkup, 26 qershor – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski, gjatë vizitës së tij sot në Negotinë i falënderoi ata të cilët prej para shumë viteve e deri më sot kanë vendosur tullë mbi tullë, dërrasë mbi dërrasë që të mund të qëndrojnë para forcës më të madhe dhe më të organizuar politike në Maqedoni, e ato janë, siç tha, themeluesit dhe veteranët e VMRO-DPMNE-së në Negotinë.

“Gjatë ditëve të kaluara filloi fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe filloi në kushte specifike nga ajo që ishte në të kaluarën, sepse ne jemi shteti i vetëm në Evropë i cili kurrsesi të dalë nga kjo valë e parë e cila na kaploi me këtë pandemi. Nuk mund të dalim sepse për fat të keq kemi politikanë të paaftë, kemi politikologë në vend të infektologëve në Komisionin për Sëmundje Ngjitëse të cilët për fat të keq masat të cilat i zbatojnë jo vetëm që nuk dhanë fryte, nuk sollën rezultate por përkundrazi e përkeqësuan gjendjen. Ajo që është e rëndësishme është që duke i respektuar masat më 15 korrik të dalim në mënyrë masive siç këtë din ta bën Negotina patriotike dhe ta dënojnë këtë udhëheqësi të LSDM-së dhe Zoran Zaevit”, theksoi Mickovski.

Mickovski para banorëve të Negotinës e prezantoi programin e VMRO-DPMNE-së.

Bartësi i Njësisë Zgjedhore 4 dhe nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikollovski para banorëve të komunës Negotinë porositi se njerëzit janë të lodhur nga poshtërimet kombëtare, dhe nga shkatërrimi ekonomik. Njerëzit siç tha, dëshirojnë drejtësi, dëshirojnë rend, dëshirojnë luftë me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Nikollovski theksoi se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë kyçe për qytetarët por edhe për shtetin, duke thënë se nevojitet që t’i vihet fund poshtërimit kombëtar gjatë tre viteve të kaluara.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...