Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Mickovski: BDI por frikësohet nga zgjedhjet

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pyet BDI-në dhe ministrin e Financave, Fatmir Besimi pse frikësohen nga zgjedhjet ku identifikimi i votuesve bëhet përmes vijave papilare të gishtërinjve.

Për dy javë, Ministria e Financave nuk i përgjigjet Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të cilët kërkojnë mjete shtesë për blerjen e terminaleve për regjistrimin e vijave papilare dhe dokumenteve biometrike në zgjedhjet lokale.

Nga çka frikësohet BDI-ja në zgjedhjet e ardhshme lokale? Nga çfarë friket BDI? Pyeteni Fatmir Besimin pse nuk siguron mjete për KSHZ-në që të mund të sigurohen terminalet për regjistrimin e vijave papilare me të cilat do të votohet në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ose pyeteni Zoran Zaevin, apo kryeministrin paralel. Pse të heshtim? Përsëri të vidhemi? Përsëri të vidhet vullneti i qytetarëve? – tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Zgjedhjet lokale të cilat duhet të mbahen në tetor të këtij viti, parashikojnë që identifikimi i votuesve të bëhet përmes regjistrimit të vijave papilare të gishtërinjve. Kjo masë është paraparë edhe në Kodin Zgjedhor. Si fillim kërkohet identifikimi me letërnjoftim ose dokument tjetër biometrik i cili vendoset në aparatin verifikues, ndërsa më pas regjistrohen vijat papilare.

Kodi Zgjedhor

Votimi përmes zbatimit të aparaturës teknike për identifikimin e votuesve

Paragrafi 9

“Në rastet kur aparatura teknike vërteton se votuese mund ta ushtron të drejtën e votës, votuesi regjistron vijat papilare të gishtërinjve. Votuesit duhet të regjistron gishtin tregues të dorës së djathtë. Nëse votuesi nuk posedon gishtin e djathtë tregues, regjistrohet gishti tregues i dorës së majtë. Nëse i mungojnë gishtërinjtë tregues, merren vijat papilare të gishtit tjetër dhe evidentohet në regjistrin ditor”

Bashkërisht me zgjedhjet lokale, opozita kërkon edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Madje Mickoski për këtë është i bindur, por nuk ndan hollësi për shumicën e re parlamentare të paralajmëruar javë më parë. Mundësia për zgjedhje të parakohshme parlamentare u hodh poshtë nga kryeministri Zoran Zaev. (Alsat-M)

Postime të ngjashme

Ende ka disa vatra aktive të zjarrit në rajonin e Kumanovës

Z H

Pa energji elektrike banorët e Studeniçanit dhe të Karposhit

Z H

MSH: Dje janë vaksinuar 12.939 qytetarë

Z H

Maqedonia me mungesë të zjarrfikësve, automjeteve, aeroplanëve e helikopterëve

Z H

Për të kaluar në Tabanoc pritet deri 40 minuta

Z H

Moti sot me diell dhe shumë i nxehtë, temperaturat deri 42 gradë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...