Mickovski: Informacionet për materialin nga i cili janë ndërtuar spitalet modulare, e tejkalojnë përgjegjësinë morale

Shkup, 15 shtator  – Lideri i VMRO -DPMNE -së Hristijan Mickovski sot në status në Fejsbuk ka shkruar se informacioni mbi materialin e përdorur për ndërtimin e spitaleve modulare e tejkalon përgjegjësinë morale të kompetentëve.

 

Pyet pse në furnizimin për spitalet modulare janë kërkuar panele të ndezshme PUR, nuk janë kërkuar atest për cilësi dhe pse nuk kishte mbrojtje nga zjarri.

“Furnizimi i bërë nga Ministria e Shëndetësisë kërkon që spitalet e montimit – kontejnerët të përbëhen nga panele muri dhe çati (PUR) që janë më të dobëtit kundër zjarrit. Askund nuk kërkohet të paraqitet atest nga prodhuesi i ndonjë materiali të vendosur në spitalet modulare. Askund nuk shkruhet se është e detyrueshme të kesh plane evakuimi në vetë objektet. Përveç që nuk kërkohet një raport (projekt) për mbrojtjen PP, gjithashtu nuk kërkohet që të respektohen kërkesat minimale për mbrojtjen PP për këtë lloj të objekteve (objekteve shëndetësore),” shkruan Mickovski.

Ai shton se sipas Rregullores për mbrojtje nga zjarri, këto ndërtesa i përkasin kategorisë G, e cila konsiderohet të jetë e mbrojtur nga zjarri për të paktën dy orë, ndlrsa spitali në Tetovë, siç thotë ai, u dogj për dy minuta.

Sipas Mickovski, e gjithë kjo e tejkalon përgjegjësinë morale të autoriteteve. Konsideron se duhet të kryhet një hetim objektiv. 

Related posts

Përfundon takimi i KSI-së, nuk ka masa të reja restriktive

Z H

Ministri Hoxha sot nikoqir i delegacionit të lartë të Republikës së Malit të Zi

Redaksia

Nesër do të ketë kufizime në disa rrugë të Shkupit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More