Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Mickovski: Kishim takim pozitiv dhe të suksesshëm, qëllimi ynë ishte që të shpëtojmë sa më shumë jetë

Shkup, 29 mars – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski si pozitiv dhe të suksesshëm e vlerësoi takimin me kryeministrin dhe liderin e LSDM-së Zoran Zaev, në të cilin ishte arritur marrëveshje për shtyrjen e regjistrimit për në shtator, si dhe të zgjedhjeve lokale për gjysmën e dytë të tetorit, përdorim të gjurmëve të gishtërinjve në zgjedhje, etj. Shfaqi shpresë se me këtë takim të sotëm do të dërgojnë porosi të fuqishme në këto kohë të vështira të pandemisë me Kovid-19 dhe më së paku që na duhet tani është politik bërja dhe se secila jetë njeriu është e rëndësishme. Mickovski tha se nëse ka nevojë, përsëri do të bisedonte me Zaevit, por në përbërje edhe më të gjerë.

“U morëm vesh dhe tashmë nesër në rend dite në kuadër të Parlamentit do të jetë ndryshimi në Kodin Zgjedhor i cili ka të bëjë me terminalet për lexim të gjurmëve të gishtërinjve ose të a.q. terminale fingerprint dhe presim që me sukses të votohet në kuadër të Parlamentit”, deklaroi Mickovski.

Sipas liderit të partisë opozitare ndryshimet e Kodit Zgjedhor për zbatim të terminalit për gjurmë të gishtërinjve janë shumë të rëndësishme për kapacitetin demokratik të vetë procesit, gjegjësisht “një njeri, një votë” me çka parandalohet votimi familjar i cili në të kaluarën ishte praktikë.

Ai dhe Zaevi, siç tha, janë pajtuar që t’i inkurajojnë grupet e punës të cilat në kuadër të Parlamentit biseduan për ndryshimet tjera në Kodin Zgjedhor siç janë ndryshimi i modelit zgjedhor, një njësi zgjedhore, ose nëse ka propozime të tjera, më tutje lista të hapura për këshilltarë në zgjedhjet e ardhshme lokale, më tutje zgjedhje të kryetarit të komunës në rrethin e parë me atë që do të përmbushej një përqindje e caktuar e numrit të votuesve të regjistruar në atë komunë ku zgjedhet kryetar komune, votimi i diasporës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare jashtë PDK-ve, gjegjësisht aty ku lejojnë ligjet të formohen vendvotime jashtë PDK-ve dhe zbatim të rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

“U pajtuam se nevojitet dialog dhe kjo është rrugë dykahëshe. Konstuktiviteti është rrugë dykahëshe. Numrat kështu siç janë në Parlament, nënkuptojnë se pushteti dhe opozita për procese të rëndësishme duhet të vendosen në tavolinë duhet të ndërtojnë qëndrim të përbashkët. Kjo nënkupton se çështja nëse do të jemi opozitë konstruktive nënkupton nëse do të kemi pushtet konstruktiv. Nëse kemi pushtet konstruktiv do të kemi edhe opozitë konstruktive. Ato dy punë janë të lidhura mes vete”, deklaroi Mickovski.

Tema e dytë, për të cilën kanë biseduar siç tha Mickovski, ishte puna në Parlament dhe gjatë kësaj janë marrë vesh që grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së të punojë bashkë me shumicën parlamentare në të gjitha ligjet të cilat kanë të bëjnë me agjendën e reformave në lidhje me integrimin e biznesit, ekonomisë, qytetarëve dhe luftës kundër pandemisë.

“Ajo që për momentin është bllokuar në procedurat në Parlament u pajtuam se duhet të zhbllokohet, gjegjësisht bashkë me opozitën dhe pushtetin të gjitha ligjet të cilat kanë të bëjnë me procesin e reformave dhe integrimit të Maqedonisë në kuadër të BE-së më tutje të gjitha ligjet në lidhje me mbështetjen në ekonomi, qytetarët, luftën kundër pandemisë që përfundohen dhe kjo ndihmë të arrijë aty ku është më shumë e nevojshme”, tha Mickovski.

Lideri i partisë opozitare njoftoi se ishte informuar nga Zaevi se gjatë prillit në shtet pritet të arrijnë rreth 350 mijë vaksina me çka do të fillonte procesi i imunizimit masiv të popullatës, ndërsa pastaj edhe në maj që do të nënkuptonte diku dy milionë doza, që është e mjaftueshme për më shumë se një milion qytetarë të cilët do të vaksinoheshin në periudhën që vijon.

“Në lidhje me këtë u morëm vesh se pasi të bëhet procesi i imunizimit të popullatës dhe regjistruesve, që është shumë i rëndësishëm, do të bëhet regjistrimi dhe për këtë  u morëm vesh që i njëjti të shtyhet, në vend se tani në muajin prill siç është paraparë të shtyhet për në muajin shtator. Si periudhë e mundshme të jetë 5-30 shtator (25 ditë), aplikacioni me të cilin evidentohet diaspora të mbetet aktivë deri në përfundimin fizik zë regjistrimit, ndërsa zgjedhjet lokale të vend se në fillim të tetorit të shtyhen për gjysmën e dytë të tetorit”, tha Mickovski.

Lideri i VMRO-DPMNE-së tha se në takim ishte folur për qeverinë teknike dhe se kjo ishte përmendur vetëm pak. Atë që VMRO-DPMNE-ja e ka kërkuar në të kaluarën është qeveri e ekspertëve.

Micskovski tha se motivi i tyre kryesor në këtë takim ishte që të shpëtohen sa më shumë jetë njerëzish në pandeminë me Kovid-19.

Postime të ngjashme

Maqedoni, gjobiten 220 motoçiklistë dhe 89 shoferë për vozitje në gjendje të dehur

Dafina Vidishiqi

Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

Ja kur pritet heqja e orës policore në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

Filloi rikonstruimi i rrugës 116 në Tetovë

Dafina Vidishiqi

Agjencia e Sigurisë Kombëtare do të marrë 3 milion euro me rishikimin e buxhetit

Dafina Vidishiqi

Asnjë i vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...