Mickovski: Në këto zgjeedhje t’i japim mundësi një të ardhme të përbashkët më të ndryshme dhe të re

Makedonska Kamenicë, 14 tetor – Në këto zgjedhje më së miri është t’i besoni vetes dhe të merrni vendim i cili nënkupton ndryshime, dhënie të mundësisë që të ndërtojmë një të ardhme të ndryshme dhe të re të përbashkët, porositi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski në mitingun e djeshëm në Makedonska Kamenicë.

“Dua t’ju përcjell një porosi që pashë dje në rrjetet sociale, e cila fsheh një të vërtetë të thellë, e cila pasqyron më së miri hipokrizinë e propagandës aktuale të qeverisë, se sa mungojnë mburrjet e tyre në media për gjëra që nuk janë zgjidhje për problemet e qytetarëve. LSDM printoi një broshurë me porosi: NATO – Regjistrimi – Urime popull, etj, gjoja përfundoi punën. Por njerëzit e shkathët thanë të vërtetën lakuriq në rrjetet sociale. Epo, ne e shohim atë porosia nga qeveria, qëllimi i së cilës është të mburret, e fotografuar në frigorifer, por frigoriferi është bosh. Dhe më duhet të them një broshurë e bukur, por çfarë dobie ka një lavdërim i tillë nëse frigoriferi është bosh”, shtoi Mickoski.

Ai theksoi se nuk dëshiron ta relativizojë atë që jemi anëtare e NATO-s, por, siç tha, “ajo që frigoriferët e popullit janë bosh është dhimbja kryesore e cila na  mundon të gjithë neve.

“Fakti që inflacioni ha buxhetin e familjes, ndërsa xhepat e njerëzve të thjeshtë janë bosh, xhepat e qeverisë, të asaj klikë të ngushtë që erdhi në pushtet po mbushen vazhdimisht. Përderisa njerëzit vuajnë, përderisa njerëzit jetojnë një jetë të arnuar, ata nuk pushojnë së vjedhuri. A ju kujtohet kur kriza e koronës ishte në pikun e saj, dhe kur nuk kishte vaksina, qindra njerëz vdisnin çdo ditë, qeveria formonte komisione për blerjen e vaksinave kineze disa herë më të shtrenjta se të tjerat, tha Mickoski në tubimin e koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE në Makedonska Kamenicë. 

Related posts

Mickovski: Dilni në zgjedhje, mos lejoni të dështojë vota juaj

D V

Murseli: Tetova është e gatshme për ndryshime të mëdha, pasi qytetarët deri më tani ishin lënë pas dore

D V

Shilegov në takim me pensionistët në shënimin e Ditës së të moshuarve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More