Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Mickovski në takimin me Oven Paun: Qeveria dështoi me sigurimin e vaksinave

Shkup, 19 prill 2021 -Zhurnal.mk – Situata aktuale politike dhe ekonomike dhe ballafaqimi me pandeminë e shkaktuar nga KOVID-19 ishin temat për të cilat sot biseduan kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Gjorgjija Sajkoski dhe anëtari i KE-së i VMRO-PDMNE-së, Stefan Andonovski me drejtorin e Institutit Republikan Ndërkombëtar për Maqedoninë, Oven Paun.

Mickoski, siç kumtoi Qendra për Komunikime e VMRO-DPMNE-së, theksoi se qeveria dështoi t’i mbrojë qytetarët dhe me kohë të sigurojë vaksina kundër KOVID-19. Prandaj, siç thuhet, ne jemi prapa Evropës dhe rajonit si një nga vendet me më pak vaksinime, por është edhe më keq që menaxhimi i dobët me pandeminë bëri që Maqedonia të ishte shpesh në krye të vendeve me më shumë vdekjet për milion ose 100,000 banorë.

Kryetari i VMRO-DPMNE theksoi në takim se qeveria po merret në mënyre katastrofale me situatën ekonomike, ndërsa si rezultat i kësaj 60,000 qytetarë janë tashmë pa punë, ndërsa dhjetëra mijëra biznese janë të mbyllura sepse, siç theksohet, masat e marra janë të pamjaftueshme për t’iu përgjigjur nevojave reale të qytetarëve dhe ekonomisë.

“Në të ardhmen ne planifikojmë ta thellojmë dhe zgjerojmë bashkëpunimin në përgatitjen e programit dhe punën para zgjedhjeve të ardhshme”, tha Mickoski.

Postime të ngjashme

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

Zoran Zaev: Kufiri me Greqinë hapet nesër

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...