Mickovski vizitoi familjet në Tetovë, për zjarrin duhet të ketë përgjegjësi

Shkup, 16 shtator – Kryetari i OBRM-ODUKM-së sot tha se bashkërisht me deputetin Aleksandar Veljanovski në Nerasht kanë shprehur ngushëllime.

 

Ai tha se ka qenë aty për të biseduar me personat që ishin dëshmitarë të aksidentit në spitalin modular nga ku 14 persona humbën jetën.

“Njerëzit ende po e përjetojnë atë horror që ndodhi atë ditë. Bisedova me dy djemtë e një viktime. Një pjesë për përjetimin e tyre ma treguan dhe unë shpreh ngushëllime për shkak se ajo që dëgjova me të vërtetë është tragjike”, tha Mickoski.

Ai tha se si OBRM-PDUKM mund të premtojnë se do të obligohen që herët a vonë të mbajnë përgjegjësi fajtorët.

“Nëse nuk ka përgjegjësi, nëse nuk ka dorëheqja të paktën nga ata që janë kompetent në këtë rast”, tha Mickoski.

Ai bëri thirrje për vetëdijesim dhe ata që janë më përgjegjës të japin dorëheqje në mënyrë që të mos përsëritet e njëjta dhe po ashtu kërkoi hetim të pavarur për të konstatuar fajtorët dhe do të mbajnë përgjegjësi.

Related posts

Takimi koordinues i Nuredinit dhe Pendarovskit për Samitin e Klimës në Gllasgou

D V

Karakaçanov: Qeveria e re do të zhbllokojë rrugën e Maqedonisë drejt BE-së, nuk mundet të mbajë presionin

Z H

Zaev në Forumin e Prespës: Ballakni është Evropë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More