Micotakis: Të përshpejtohet procesi integrues i Ballkanit Perëndimor

Athinë, 30 shtator – Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor ka qenë një ndër temat për të cilën sot kanë biseduar kryeministrat e Greqisë dhe Sllovakisë, Krijakos Micotakis dhe Eduard Heger në takimin e tyre në Athinë, ndërsa që të dy siç ka thënë kryeministri grek janë dakorduar se duhet të përshpejtohet procesi integrues, njofton korrespondentja e MIA-s në Athinë.

Micotakisi ka thënë se nga biseda e tyre “nuk ka mundur të mungojë Ballkani Perëndimor”, diçka që siç ka thënë, “do të diskutohet edhe në samitin në Slloveni të martën dhe të mërkurën”.

“Jemi pajtuar se procesi integrues i Ballkanit Perëndimor duhet të përshpejtohet që Ballkani Perëndimor të mos shndërrohet në vatër të re të problemeve. Gadishulli Ballkanik është evropian, ashtu edhe e ardhmja e saj kalon përmes Evropës”, ka thënë Micotakisi.

Related posts

Zgjedhjet lokale / Arrihet koalicioni LSDM – BDI, Zaev: Do të zgjedhim kandidatët më të mirë

R Zh

Antikorruspioni kërkon që Merko të përgjigjet penalisht

R Zh

Në Tabanoc për hyrje në vend pritet deri në 40 minuta

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More