Bota

Micotakisi në takim me Mishellin, Fon der Lajen dhe Borrellin në Bruksel

Para fillimit të Samitit të BE-së në Bruksel, kryeministri grek Kirjakos Micotakis ka pasur takime të ndara me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharll Mishell, kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe me përfaqësuesin e Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, Xhozep Borrell, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në takimin Micotakis- Mishell, theksi u vu në marrëdhëniet evropiano-turke dhe të dy ranë dakord që BE-ja dëshiron marrëdhënie të mira me Turqinë dhe stabilitet në rajon.

Por ata gjithashtu shtuan se BE-ja mund të përdorte të gjitha mjetet në dispozicion për të mbrojtur interesat e saja.

Micotakis theksoi se Greqia dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore në rajon, pa tensione dhe se i takon Turqisë të zgjedhë bashkëpunimin ose të përballet me pasojat e sjelljes së saj.

Në takimin me kryetaren e KE-së u diskutua propozimi i Komisionit për marrëveshjen e re për migracionin dhe azilin dhe u shqyrtua mundësia e ndihmës nga Komisioni Evropian në ndërtimin e qendrës së re për refugjatët dhe emigrantët në Lezbos.

Postime të ngjashme

Turqia ndalon charter-ët spitalorë për të huajt për kurim nga Covid-19

T E

Vaksina kundër Covid-19/ Ja ‘babai’ i mrekullisë gjermane

S.B.

Francë, shkaktohet panik nga “gripi i shpendëve”

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...