Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Microsoft kishte ndërtuar një temë eksperimentale për Windows XP duke kopjuar dizajnin e MacOS

Quajtur Candy, një prej temave përmban një dizajn shumë të ngjashëm me ndërfaqen Aqua të Apple që u prezantua për herë të parë në Konferencën Macworld në 2000.

Microsoft krijoi një temë sekrete të Windows XP që e bënte sistemin operativ të ngjante me një Mac. Pak ditë më parë në internet u përhap kodi burimor i Windows XP duke zbuluar punën e hershme të Microsoft në sistemin operativ.

Në brendësi kodi burimor përmbante edhe disa tema të pa publikuara që kompania kishte krijuar gjatë zhvillimit të XP në 2000.

Quajtur Candy, një prej temave përmban një dizajn shumë të ngjashëm me ndërfaqen Aqua të Apple që u prezantua për herë të parë në Konferencën Macworld në 2000.

Edhe pse është e papërfunduar, tema kishte elementë të ndryshëm të ndërfaqes nga butoni Start i Windows XP tek butona të ndryshëm të cilët ishin krijuar të ngjashëm me pamjen Apple Aqua.

Microsoft kurrë nuk e publikoi temën Aqua për Windows XP. Për sistemin operativ tashmë antik Microsoft zgjodhi temën e famshëm blu dhe jeshile Luna kur debutoi në 2001. Në të vërtetë me Windows XP Microsoft lejoi hyrjen e temave të jashtme nga zhvillues të palëve të treta dhe rriti opsionet e përshtatjes.

Sistemi operativ i zhvilluar gjatë një periudhe kur Microsoft dhe Apple ishin në një konkurrencë të egër sistemesh operative. Gjatë viteve 1990-2000 pamja e Microsoft ishte influencuar rëndë nga macOS që më vonë u bë OS X. Edhe Apple ka marrë nga Windows si sistemi i dritareve, navigimi, kontrolli i paneleve, shfletimi i skedarëve dhe direktorive. /PCWorld Albanian

Postime të ngjashme

Google Pixel Watch mund të vijë gjatë muajit tetor

S.B.

Huawei thotë se po planifikon të lansojë rrjetin ultra të shpejtë 6G deri në vitin 2030

S.B.

Instagrami kërkon falje për një gabim në ‘hashtag’

S.B.

Telefoni inteligjent i ri mund të ndryshojë formën dhe të kthehet në një tabletë

S.B.

Sony ka prezantuar Xperia 1 III me lente telefoto të ndryshueshme

S.B.

HMD Global prezanton gjashtë telefona të rinj Nokia

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...