Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Microsoft teston me tablet që flenë gjumë në shfletuesin Edge

Zhurnal Ads

Në uebsajtin Microsoft Tech Community, kompania diskuton se çfarë janë tablet që flenë, si funksionojnë dhe si e ndihmojnë kompjuterin tuaj.

Ndërsa po i afrohet mbylljes së versionet të vjetër të Edge, kompania ka punuar pa pushim për të shndërruar Edge e ri me motorin Chromium në një konkurrentë të denjë të Chrome dhe Firefox.

Për ta bërë shfletuesin akoma më të mirë, kompania tha se është duke testuar me “tablet që flenë” duke e bërë shfletimin në ueb më efikas.

Në uebsajtin Microsoft Tech Community, kompania diskuton se çfarë janë tablet që flenë, si funksionojnë dhe si e ndihmojnë kompjuterin tuaj.

Kur Edge mëson që nuk jeni duke përdorur një tab, automatikisht e ngrinë atë. Teknologjia përdor funksionin e integruar të Chrome i cili ndërpret punën e skripteve në një faqe kur nuk jeni duke shikuar në të.

Megjithatë Edge mëson kur nuk keni parë për një kohë të caktuar dhe e vendos tabin në gjumë. Kur të ndodh ky proces, Edge liron resurset e sistemit përdorur nga ai tab për një tjetër duke u dhënë më shumë fuqi përpunimi tabeve aktive.

Normalisht një tab bie në gjumë kur nuk e keni parë për dy orë. Megjithatë nëse nuk jeni dakord me konfigurimin e Microsoft, ju mund ta ndryshon sesa pas sa kohësh duhet një tab i papërdorur të bjerë në gjumë. /PCWorld Albanian

Zhurnal Ads

Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Apple u kthehet modeleve të vjetra, për të mbuluar kërkesën e madhe për iPhone 12 5G

S.B.

Këto janë 30 lojërat që do të vijnë me Xbox Series X

admin

Imazhe të zhveshura të më shumë se 100,000 grave janë krijuar nga fotot e mediave sociale dhe janë shpërndarë në internet

admin

Pas Apple edhe Microsoft po ndërton çipet e vet

S.B.

Inteligjenca artificiale do ta dijë kur nuk i besojmë

S.B.

Twitter i interesuar në blerjen e TikTok

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...