Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë TOP LAJM - KS

Miftaraj: Ankesa e Listës Serbe në Gjykatën Kushtetuese s’mbështetet as në Kushtetutë, as në dokumentin e Ahtisaarit

Ankesa e Listës Serbe në Gjykatën Kushtetuese nuk gjen mbështetje as në Kushtetutë, e as në dokumentin e Martti Ahtisaarit. Kështu ka vlerësuar drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, raporton Express.

Miftaraj është i mendimit se Lista Serbe nuk do të mund ta fitojë lëndën për çështjen për të cilën e çoi në Gjykatë Kushtetuese Qeverinë e re të Kosovës.

“E drejta për të ngritur çështje kushtetuese i takon çdo pale të autorizuar.

Sidoqoftë, kërkesa e Listes Serbe nuk gjen mbështetje as në Kushtetute as ne dokumentin e Ahtisarit”, ka shkruar Miftaraj.

Ai ka thënë se Lista Serbe po ankohet për privilegjet e munguara që i kishin fituar me marrëveshje politike.

“Privilegjet e ofruara nga qeveritë e kaluara jo domosdoshmërisht kanë qene praktika të mira dhe të mbeshtetura në Kushtetutë. E drejta e garantuar me Kushtetutë dhe privilegjet e fituara në marrëveshje politike dallojnë. Në rastin konkret kemi te bejme me privilegje dhe jo te drejte te garantuar me Kushtetute”, ka shkruar Miftaraj.

Postime të ngjashme

Riaktualizohet çështja e bartjes së shamisë në shkolla

Dafina Vidishiqi

Personat e dënuar në tri vitet e fundit nuk mund të kandidojnë as në zgjedhjet lokale

Dafina Vidishiqi

Vaksinohen Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca

Dafina Vidishiqi

Lekaj: Qeverisë Kurti nuk po i intereson qytetari

Dafina Vidishiqi

Përfaqësuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën: Jam lodhur dhe sëmurë duke folur për vizat

Dafina Vidishiqi

Hidhet një pako në drejtim të qendrës së paraburgimit në Prizren

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...