Agjencia Zhurnal.mk

Mijëra vetë rrethojnë selinë e policisë në Hong Kong

Mijëra njerëz në Hong Kong rrethuan ndërtesën e policisë, duke kërkuar shfuqizimin e ligjit për ekstradim.

Policia kërkoi nga protestuesit të tërhiqen paqësisht, duke thënë se prania e tyre “do të ndikojë seriozisht” në shërbimet emergjente.

Miliona njerëz kanë protestuar kundër ligjit në javët e fundit, ndërsa ka pasur edhe dhunë midis tyre dhe policisë.

Ligji, i cili lejon ekstradimin në Kinë, është pezulluar tashmë.

Kritikët thonë se ai e dëmton pavarësinë gjyqësore të Hong Kongut.

Hong Kongu është pjesë e Kinës qysh në vitin 1997, nën parimin “një shtet, dy sisteme”, i cili mundëson disa liri dhe të drejta që nuk zbatohen në Kinë.

Protesta e së premtes vjen një ditë pasi qeveria shpërfilli një afat të caktuar nga një grup studentësh në Hong Kong, i cili kërkoi që ligji të shfuqizohet tërësisht.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...