Shqipëri

“Mikeli nuk është më…”, COVID-i shuan gazetarin sportiv të Fierit

Zhurnal Ads

Gazetari dhe komentatori sportiv i qytetit të Fierit, Mikel Mbriçaj ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi prej vitesh vuante nga një sëmundje e pashërueshme dhe së fundmi u prek edhe nga COVID-i.

Mbriçaj mbylli sytë përgjithmonë në moshën 62-vjeçare. Ai  ishte i angazhuar në fushën e sportit dhe i mirënjohur nga komuniteti fierak ndërsa nuk kanë munguar as mesazhet e ngushëllimi nga miqtë e tij të afërt.

Një nga miqtë e tij ka treguar momentin kur mësoi se ai nuk jetonte më në këtë botë.

Lamtumire i miri Mikel Mbricaj! Nje zile nga telefoni i shokut tim te mire Mikel Mbricaj ma prishi qetesine para pak castesh. Une si zakonisht iu pergjigja me shume dashuri si gjithmone, por kesaj radhe nuk munda ta degjoj zerin e embel dhe te dashur te Keles. Ishte Lola, bashkeshortja heroike qe nuk ju nda per asnje cast Mikelit, te cilit vitet e fundit semundja nuk ju nda per asnje cast. “Mikeli nuk eshte me”, tha me zerin e ngjirur dhe ne cast une ngriva nga lajmi i kobshem qe mora. Sa do te doja qe biseda ime te rridhte si para pak ditesh kur une i shqetesuar per lajmet qe me vinin nga Fieri per shendetin e shokut dhe tim te mire e mora ne telefon dhe fola gjate. Nuk me shkoi asnjehere mendja qe ajo bisede do te ishte e fundit me te. Mikeli pavaresisht se e kishte marre lajmim e prekjes nga covidi, m’u duk shume entuziast dhe si ngahera me humorin e tij prej babaxhani u shpreh se serish semundja do te hante koken e saj. E donte jeten Mikeli dhe gjithmone e shikonte ate me optimizem qe buronte nga shpirti i tij sportiv. Por kesaj radhe ai nuk mundi ta perballonte. Sa here qe shkoja ne Fier, une do ta mundesoja nje takim me te mirin Mbricaj dhe koha me te fluturonte. Sepse ai kerkonte ne detaj cdo ndodhi apo ngjarje. Ai kishte nje shpirt te pasur dhe gjate gjithe jetes se tij u perpoq te ndertonte nje jete normale per veten e tij dhe femijet per te cilet beri maksimumin per t’i shkolluar dhe edukuar me nje edukate te larte qytetare. Te gjithe ne do ta mbajme mend gjate kontributin e madh qe ai dha per ta pasqyruar sportin fierak ne organet kombetare dhe lokale. Ai nuk pertonte asnjehere te prekte nga afer cdo gje qe i takonte sportit fierak dhe cdo lajm apo kronike padyshim qe kishte firmen dhe bekimin e “senatorit” Mbricaj. Studios se transmetimit te ndeshjeve te futbollit tashme do ti mungoj timbri i ngrohte dhe karakteristik i Mikel Mbricaj, njeriut simbol te gazetarise sportive qe tashme e njohin ne te kater anet e globit ku percilleshin valet e emisonit “Nga njera ndeshje ne tjetren” te Radio Tiranes. Por i madh ka qene kontributi i tij edhe ne mesimdhenien e ores se edukimit fizik ku kudo qe ai ka dhene mesim eshte shquar per marredheniet e ngrohta qe krijonte me nxenesit. Mbaj mend shume mire kur ne shkolla mungonte baza materiale dhe ai kudo qe i shkelte kemba ne aktivitetet sportive nuk nguronte me miqte tij te shumte te sportit t’u kerkonte baze materiale per te organizuar nje ore mesimi cilesore. Ky ishte Mikel Mbricaj, njeriu zemermire qe vetem miq kishte ne Fier, por edhe ne qytetet e tjera te Shqiperise. Lamtumire i miri Mikel Mbricaj! Do te na mungosh shume!”, shkruan një prej miqve të tij.

Top Channel

Postime të ngjashme

Prej disa muajsh vendi ishte bosh, emërohet prefektja e re e Shkodrës

admin

‘Qendra e Re Turistike të Valbonës hap dyert’, Rama: U shkund pluhuri i harresës

admin

Rama i kundërpërgjigjet akuzave të Bashës: kreu i opozitës vazhdon të ngatërrojë investimin privat me pagesën 29€ për ton nga shteti, kur në Europë shtetet paguajnë deri 150€ tonin

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...