Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Mikroorganizmat në zorrë ndikojnë në imunitetin e organizmit ndaj coronavirusit, si edhe në rëndësinë e simptomave

Mikrobioma, përkatësisht bashkimi i mokroorganizmave të zorrëve ndikon në përgjigjen imunitare të organizmit kundër pranisë së coronavirusit, tregojnë rezultatet e hulumtimit më të ri të shkencëtarëve të Universitetit në Hong-Kong

Pikërisht, rezultatet e publikuara në revistën profesionale “Gut”, sugjerojnë që serioziteti dhe forca e simptomave pas infektimit me coronavirus ka shumë gjasa që të prekë mikroflorën në traktin e tretjes dhe në atë gastrointestinal, transmeton Telegrafi.

Lidhja midis mikroflorës së zorrëve dhe reagimit ndaj coronavirusit

Edhe pse coronavirusi, në rend të parë, është sëmundje respiratore, ekzistojnë gjithnjë e më shumë dëshmi të cilat tregojnë në lidhshmërinë e gjendjeve të traktit të tretjes, përkatësisht të traktit gastrointestinal me këtë sëmundje.

Shkencëtarët nga Universiteti i Hong Kongut hetuan nëse mikrobioma e zorrëve ndërlidhet me ashpërsinë e sëmundjes në pacientët me COVID-19 dhe nëse çrregullimet në përbërjen e mikrobiomës, nëse ka, zgjidhen duke hequr virusin SARS-CoV-2 nga trupi.

Përbërja e gjakut dhe e jashtëqitjes pas shërimit nga coronavirusi

Në këtë studim dyvjeçar, të dhënat mbi gjakun, jashtëqitjen dhe të dhëna të tjera u mblodhën në 100 pacientë me infeksion SARS-CoV-2 të konfirmuar nga laboratori. Mostrat serike të jashtëqitjes u mblodhën nga 27 pacientë deri në 30 ditë pas trajtimit për SARS-CoV-2.

U zbulua se përbërja e mikrobiomës në zorrë ishte ndryshuar ndjeshëm në pacientët me COVID-19 në krahasim me personat që nuk ishin të infektuar me këtë virus, pavarësisht nëse pacientët po merrnin terapi kundër covidit apo jo.

Sa më pak mikroorganizma, aq më e rëndë është sëmundja

Disa lloje të mikroorganizmave të zorrëve që dihen se kontribuojnë në potencialin imunitar (të tilla si aecalibacterium prausnitzii, Eubacterium rectale dhe bifidobacteria) ishin të pamjaftueshme te pacientët që kishin pësuar covid dhe mbetën të ulëta në mostrat e mbledhura deri në 30 ditë pas trajtimit.

Për më tepër, kjo përbërje e shqetësuar tregoi një rënie në mikroorganizmat e përmendur me rritjen e ashpërsisë së sëmundjes.

Imuniteti i zvogëluar

Lidhja midis përbërjes së mikroflorës së zorrëve dhe inflamacionit, dmth. markerëve inflamatorë në pacientët me COVID-19 sugjeron që përbërja e mikroorganizmave të zorrëve lidhet me ashpërsinë dhe seriozitetin e simptomave të COVID-19, si rezultat i ndryshimeve në përgjigjet imune të sëmurit.

Ky zbulim çon në përfundimin se është e nevojshme të hetohet më tej se si mikroorganizmat e zorrëve janë të lidhura me reagimin ndaj infeksionit me virusin COVID-19 dhe imunitetin e organizmit ndaj kësaj sëmundjeje.

Postime të ngjashme

Gjenetika lidhet jo vetëm me shijet tona për pije e ushqime, por edhe me zhvillimin e sëmundjeve

S.B.

Ky është çaji më i shëndetshëm në botë, mirëpo shumica e njerëzve gabimisht e përgatisin

S.B.

Nga migrena deri te dhimbja e shpinës: Simptomat shëndetësore që nuk duhet t’i injoroni

S.B.

Është konstatuar: Kjo është pija më e mirë për zbutjen e kollës!

S.B.

Njihuni me simptomat e para të migrenës

S.B.

Kuroni diabetin dhe sëmundjet e frymëmarrjes me karafil

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...