Teknologji

Mikroskopi ultra i shpejtë për botën kuantike

Zhurnal Ads

Proceset që ndodhin brenda komponenteve të vogla elektronike ose në molekula, tani mund të xhirohen në një rezolucion prej disa qindra atosekondave dhe deri në atomin individual.

Funksionimi i komponentëve për kompjuterët e ardhshëm, tani mund të xhirohet me të ashtuquajturën cilësi HD. Manish Garg dhe Klaus Kern, studiues në Max Planck Institute for Solid State Research në Stuttgart, e kanë krijuar një mikroskop për proceset jashtëzakonisht të shpejta që ndodhin në shkallën kuantike.

Ky mikroskop një lloj kamere HD për botën kuantike – mundëson përcjelljen e saktë të lëvizjeve të elektroneve deri në atomin individual. Kështu që do të sigurojë njohuri të dobishme kur bëhet fjalë për zhvillimin e komponentëve elektronikë jashtëzakonisht të shpejtë dhe jashtëzakonisht të vegjël, transmeton KOHA.

Proceset që ndodhin në botën kuantike paraqesin një sfidë edhe për fizikanët me më shumë përvojë. Për shembull, gjërat që ndodhin brenda komponentëve gjithnjë e më të fuqishëm të kompjuterëve ose telefonave të mençur, jo vetëm që ndodhin jashtëzakonisht shpejt, por edhe brenda një hapësire gjithnjë e më të vogël.

Kur bëhet fjalë për analizimin e këtyre proceseve dhe optimizimin e tranzistorëve, për shembull, videot e elektroneve do të ishin me përfitim të madh për fizikantët. Për ta arritur këtë, studiuesit kanë nevojë për një kamerë me shpejtësi të lartë që e ekspozon çdo frame të kësaj “videoje elektronike” për vetëm disa qindra atosekonda.

Një atosekondë është një miliard e një miliardi të sekondës; për atë kohë, drita mund të udhëtojë vetëm në gjatësinë e një molekule uji. Për shumë vite, fizikanët kanë përdorur impulse laseri me një gjatësi mjaft të shkurtër, si një kamerë atosekondëshe.

Megjithatë, në të kaluarën, një imazh atosekondi e jepte vetëm një fotografi të një elektroni kundrejt asaj që ishte në thelb një sfond i paqartë. Tani, falë punës së Klaus Kernit, drejtorit në Max Planck Institute for Solid State Research, dhe Manish Gargut, shkencëtar në Departamentin e Kernit, studiuesit tani mund të identifikojnë saktësisht se ku ndodhet elektroni i filmuar deri në atomin individual.

Impulset ultra të shkurta laserike të kombinuara me një mikroskop tunelizues

Për ta bërë këtë, të dy fizikanët i përdorin impulset ultra të shkurta laserike në raport me një mikroskop tunelizues.

Ky i fundit arrin rezolucion në shkallë atomike duke e skanuar një sipërfaqe me një majë që në vete është krijuar në mënyrë ideale nga vetëm një atom i vetëm.

Postime të ngjashme

Adobe Flash gjen fundin e tij në Windows 10

admin

FBI alarmon për përgjimet përmes zileve-spiunë

admin

Huawei Mate X2 do të vijë me ekran që paloset nga brenda

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...