Agjencia Zhurnal.mk

Miku i shkon për vizitë në shtëpi, 47 vjeçari e qëllon me armë

Një 47 vjecar është arrestuar në Vaun e Dejës pasi ka qëlluar me armë drejt një mikut të vet, I cili I kishte shkuar për vizite në shtëpi.

Policia u vu në lëvizje fillimisht pas një telefonate se në fshatin Toplanë kishte një konflikt midis dy shtetasve dhe kishte të shtëna me armë zjarri.

Menjehere efektivet bënë të mundur arrestimin e  shtetasit Gj. V., 47 vjeç, lindur dhe banues në Toplanë, të Njësisë Administrative Temal, të Bashkisë Vau i Dejës, i cili kur ka parë forcat e Policisë ka mundur të largohet fillimisht.

Ky shtetas, në banesën e tij, pas një konflikti të çastit ka qëlluar me armë zjarri kundrejt shtetasit P. L., i cili  ndodhej për vizitë tek banesa e shtetasit Gj. V. (miq me njëri-tjetrin).

Gjatë kontrollit në banesë iu gjeten dy armë zjarri (pushkë) pa leje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...