“Big Brother VIP Kosova” edicioni i tretë po vjen, ndërkohë që janë publikuar edhe disa pamje nga shtëpia.
Producentja e sivjeme e këtij formati televiziv, Olsa Muhameti, e komfirmuar pak ditë më parë, ka sjell për publikun pak nga ambientet e shtëpisë, duke thënë se prej tani po ja ndjen vibe-in.
Edhe emra banorësh kanë dalë në publik, por pak dihet për opinionistet e prime-it.
Deri më tani emrat më të lakuar mbeten ai i Milaim Zekes, Valon Syles dhe së fundi po përflitet edhe ai i opinionistit të vitit të kaluar në “Big Talk” dhe disa episode të netëve prime, Nderim Neziri.
Sa i përket prezantimit, me sa duket ai edhe në këtë edicion është ekskluzivitet i Alaudin Hamiti.