Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Milan arrinë marrëveshje me Maignan, pritet vetëm vendimi i Donnarummas

Portieri i Lille, Mike Maignan pritet të bëhet lojtar i ri i Milanit nga fillimi i sezonit 2020/21.

Drejtuesit Rossoner janë në kërkim të përforcimeve të reja për sezonin e ardhshëm, pasi duan të jenë më konkurrues.

Kështu, sipas mediumit RMC Sport, Milani ka arritur një marrëveshje në parim për të nënshkruar me portierin e Lille, Maignan, këtë verë.

Marrëveshja është e vlefshme për një shifër fillestare prej 15 milionë euro, me 25-vjeçarin që bie dakord për një kontratë pesë-vjeçare në San Siro.

Transferimi varet nga largimi i portierit aktual Gianluigi Donnarumma, i cili mbetet pa kontratë në fund të sezonit.

Donnarumma ka qenë i lidhur me një mori klubesh përfshirë Juventusin, Chelsean, Manchester Unitedin dhe Tottenhamin

Postime të ngjashme

Maqedonia – e para përfaqësuese që eliminohet nga Evropiani

Zekirija Haxhiu

Notat e lojtarëve, Holandë 2-0 Austri: Depay, De Jong e De Ligt më të mirët në fushë

Dafina Vidishiqi

Holanda fiton ndaj Austrisë, kualifikohet tutje dhe eliminon Maqedoninë nga “Euro 2020”

Dafina Vidishiqi

Holanda dyfishon epërsinë, realizon Dumfries

Dafina Vidishiqi

Ai ha gjashtë vakte në ditë dhe pi vetëm ujë – në dietën e CR7 nuk ka vend për pije të gazuara, ushqime të përpunuara, alkool dhe ëmbëlsira

Dafina Vidishiqi

Yarmolenko bën shaka me Ronaldon: Coca-Cola dhe Heineken, ju lutem më kontaktoni

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...