Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Milan, Pioli ka gati skemën e re, ja formacioni i ri i Milanit

Ndërsa Milani do të qëndrojë me formacionin 4-2-3-1 tani për tani, përfshirë edhe ndeshjen kundër Red Star Beogradit nesër, Stefano Pioli po studion mundësi të tjera.

Ndeshja e dytë e Rundit të 32-të të Ligës së Evropës është të enjten, pas një barazimi 2-2 në Serbi.

Mario Mandzukic dhe Ismael Bennacer janë ende jashtë fushe dhe Zlatan Ibrahimovic jo në 100 përqind, kështu që Rafael Leao pritet të fillojë si qendërsulmues.

Ai do të mbështetet nga Samu Castillejo, Rade Krunic dhe ndoshta edhe Hakan Calhanoglu në një rol pak më të hapur sesa është mësuar, përcjell KosovaPress.

Ndërkohë, “Tuttosport” sugjeron që Pioli tashmë po planifikon disa ndryshime në taktikë pas pengesave të fundit, duke përfshirë humbjen 3-0 të “Derby della Madonnina” kundër Interit

Alternativat e tjera përfshijnë skemat 4-3-3 ose 4-4-2, të cilat do të mbanin të njëjtën mbrojtje, por do të ndryshonin qasjen e tyre sulmuese.

Një kthesë tjetër interesante mund të jetë një formacion 3-4-1-2, duke përdorur Fikayo Tomorin me Alessio Romagnolin dhe Simon Kjaer.

Kjo do të lejojë mbrojtësit e krahut Theo Hernandez dhe Davide Calabria të shkojnë përpara në sulm më shumë sesa e kanë bërë deri tani.

Ky mund të jetë formacioni i ri i Milanit në vazhdim të sezonit:

Milan: G Donnarumma; Kalabria, Tomori, Romagnoli, Theo; Meite, Kessie; Castillejo, Krunic, Calhanoglu; Leao

Postime të ngjashme

Raiola kërkon 1 milion funte në javë për Haalandin

Z H

Ibra karton të kuq, por Milani thyen Parmën

Z H

Barcelona shpreson se nuk do të jetë “El Classico” e fundit për Messin

Z H

“Hysaj do të transferohet te një klub që luan në Champions League”

Z H

Tifozët nuk mund të besojnë se si Lacazette nuk arriti të shënonte i vetëm përball portierit

Z H

Xhaka i frustruar: “Largojë atë mu* topi”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...