Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Milan vazhdon prej aty ku mbeti, mposhtë Torinon 2:0

Vetëm tre ditë pas humbjes me Juventusin, Milani ka lënë gjithçka pas krahëve dhe është rikthyer te suksesi, pasi ia ka dalë të triumfojë me rezultatin 2-0 ndaj Torinos në “San Siro”.

Me shumë mungesa për shkak të dëmtimeve dhe koronavirusit, Pioli kishte në pankinë dy emra si Calhanoglu dhe Ibrahimovic, që i jepnin qetësi e besim edhe skuadrës në fushë, ndërsa kuqezinjtë e nisën vrullshëm ndeshjen.

Pas disa rasteve radhazi, rezultati u zhbllokua në minutën e 25-të, kur Brahim Diaz nisi me një pasi fantastik Leaon dhe portugezi nuk gaboi përballë portierit Sirigu, duke dërguar topin në rrjetë.

Vetëm 10 minuta më vonë është sërish Diaz që depërton në zonë dhe rrëzohet pas një kontakti me Belottin, të cilin më shumë e kërkoi vetë, ndërsa arbitri Maresca, pasi shikon disa herë pamjet filmike, akordon penallti për Milanin.

Nga pika e bardhë shkoi Franck Kessie, që gjuajti saktë dhe dyfishoi avantazhin e kuqezinjve, ndërsa pak më vonë ishte Leao që pati në këmbë golin tretë, por Sirigu bëri heroin, duke pritur në mënyrë fantastike.

Kërcënimi i parë dhe i vetëm i skuadrës “granata” në pjesën e parë, ishte nga një goditje dënimi e një ish-i si Riccardo Rodriguez, që tronditi traversën e Donnarummës, por pa arritur të gjejë rrjetën.

Torino provon të reagojë në pjesën e dytë dhe menjëherë regjistrohet një tjetër moment i dyshimtë, me Verdin që hyri në zonë e provoi të gjuajë, por gjeti këmbën e mesfushorit të Milanit, Sandro Tonali, i cili më pas la fushën i dëmtuar.

Arbitri Maresca akordoi menjëherë penallti, por ndryshoi vendimin e tij pasi pa aksionin në monitorët e VAR-it, megjithatë edhe në këtë rast nuk do të mungojnë polemikat, pasi Tonali nuk prek topin në momentin që vendos këmbën përpara.

Deri në fund loja u zhvillua e hapur dhe me raste të shumta për të dy ekipet, ku në të paktën dy momente Donnarumma bëri heroin e Milanit dhe kuqezinjtë ia dolën të ruajnë kështu avantazhin e dyfishtë dhe të marrin një 3-pikësh që i mban në krye, por tani me 4 pikë më shumë se Interi i vendit të dytë.

Postime të ngjashme

Juventusi përgatit ofertën për Manuel Locatellin!

Z H

Pogba mungon edhe ndaj Chelsea-t, por Solskjaer rikuperon tre të tjerë!

Z H

Shqiptari firmos kontratë profesionale me klubin e njohur gjerman

Z H

Man.Utd – Milan, super derbi i Europa Ligës

Z H

Milan, Pioli ka gati skemën e re, ja formacioni i ri i Milanit

Z H

Babai i portierit Alisson Becker vdes tragjikisht në një liqen në Brazil

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...