Agjencia Zhurnal.mk

Milani dështon të arrijë marrëveshje për Dani Olmo

Klubi i madh italian, Milani thuhet se ka dështuar të arrijë marrëveshje për transferimin e mesfushorit Dani Olmo nga Dinamo Zagrebi.

Talenti spanjoll ka befasuar të gjithë me paraqitjet e tij të treguar sezonin e kaluar dhe këtë sezon.

Golat e shumtë dhe asistimet kanë bërë që një numër i madh klubesh evropiane të interesohen për të, sidomos Milani, i cili e shihte si objektiv.

Kuqezinjtë janë të gatshëm të ofrojnë 20 milionë për lojtarin gjatë verës, por Dinamo dëshiron ta shes atë në këtë afat kalimtar.

Sipas mediumit Sky Italia, bisedimet e Milanit me Dinamo Zagrebin për një transferim për Dani Olmon janë prishur tashmë.

RB Leipzig dhe Ëolves tashmë kanë parë ofertat e tyre zyrtare për Olmon të refuzohen, ndërsa Barcelona gjithashtu mendohet se po monitoron situatën e tij.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...