Milani do vetëm ta shesë Haugen dhe ia ka caktuar çmimin

Eintracht Frankfurti dhe Wolfsburgu janë të interesuar për Jens Petter Hauge, mirëpo Milani dëshiron vetëm ta shesë norvegjezin.

 

21-vjeçari u transferua te Rossonerët në fillim të sezonit 2020/2021 nga Bodo/Glimt, ndërsa klubi italian besohet të ketë paguar pesë milionë euro për të. Çmimi i tij në treg është rritur, pasi regjistroi tri paraqitje për Norvegjinë, si dhe luajti në 24 ndeshje për Milanin.

(Foto: Instagram/jenspetterhauge)

Hauge kontribuoi me pesë gola në edicionin e kaluar, duke përfshirë tre gola të shënuar në pesë paraqitje në Ligën e Evropës. Por, ka dështuar që të zë vend në formacionin bazë në San Siro.

Tuttosport njofton se dy klubet nga Bundesliga kanë duke e kërkuar transferimin e anësorit në formë huazimi, mirëpo Rossonerët duan vetëm ta shesin dhe kërkojnë 12 milionë euro. 

Related posts

Zyrtare: Ozan Kabak kalon te Norwich City

D V

Trajneri i Prishtinës, Ramadani: Skuadrën në fund e penalizoi mungesa e eksperiencës

D V

Federata e Spanjës i ofrohet për t’i ndihmuar, Moriba largohet edhe nga ta për t’iu bashkuar Guineas

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com