Milani e fillon edicionin e ri si mysafir i Sampdorias – formacionet zyrtare

Milani do e fillojë edicionin 2021/22 si mysafir i Sampdoria në kuadër të Serie A-së.

 

Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që fillon në ora 20:40 në stadiumin “Luigi Ferraris”.

Milani në edicionin e kaluar ishte kampion dimëror, mirëpo filloi të lëshonte pikë, duke i mundësuar Interit që të shpallej kampion pas më shumë se dhjetë vitesh.

Në anën tjetër Sampdoria do të shpresojë që të plasohet sa më lartë në tabelë dhe nuk është një skuadër edhe aq e lehtë për t’u mposhtur.

Formacioni startues i Sampdorias: Audero; Bereszynski, Yoshida, Colley, Augello; Ekdal, Thorsby; Candreva, Gabbiadini, Damsgaard; Quagliarella.

Formacioni startues i Milanit: Maignan; Calabria, Kjaer, Tomori, Theo Hernández; Krunic, Tonali; Saelemaekers, Brahim Díaz, Leao; Giroud.

Related posts

Dieta e Ronaldos shfaq pakënaqësi në skuadrën e Manchester United

D V

“Bëmë historinë së bashku”, Granit Xhaka falënderon Petkovicin pas largimit nga Zvicra

D V

Juventusi do të mbajë takim me agjentin e Dybalas në fillim të javës së ardhshme

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More